Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve qeveritare.

Konkretisht janë liruar nga detyra: Ilva Gjuzi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme.

Treshja do të jenë pjesë e Kuvendit të ri pasi u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Ilva Gjuzi u zgjodh deputete në qarkun e Tiranës, Ceno Klosi në qarkun e Fierit dhe Romina Kuko në qarkun e Korçës.

Vendimet kanë hyrë menjëherë në fuqi dhe janë botuar në “Fletoren zyrtare”.

VENDIME TË MIRATUARA NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE:

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA
***
V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.