Këshilli Bashkiak pas fjalëve të kryetarëve të grupeve të Këshilltarëve në mbledhjen për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka hedhur në votim propozimin për shkarkimin e tij.

Këshilltarët kanë votuar shkarkimin e tij si mazhorancë dhe opozitë.

Në mbledhje mungojnë 3 anëtarë të këshillit bashkiak, Anuela Ristani, kryetare e komanduar dhe këshilltarët e majtë Gazmend Paja dhe Joleza Koka.

Të premten, Veliaj i dërgoi një letër Këshillit Bashkiak duke kërkuar të marrë pjesë në mbledhje. Sekretari i Këshillit, Behar Zeneli iu përgjigj se në rast se kryebashkiaku nuk mund të paraqitet fizikisht në mbledhje, mund të dërgojë pretendimet me shkrim.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me detyrën.