Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, nisi zyrtarisht punën në krye të këtij institucioni ditën e shtunë, kur dhe u prezantua nga Kryeministri Edi Rama.
Ministrja Sala theksoi që në krye të herës në fjalën e saj se suksesi i punës do të varet nga ekipi dhe puna në grup, për të rritur nivelin e sistemit shëndetësor shqiptar.
Ajo është takuar sot me stafin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në një postim në Instagram ditën e sotme, ministrja Sala thekson se së bashku me stafin e saj do të përballojnë sfidat dhe do të vendosin standard evropian në sistemin shëndetësor.
“Një ekip i mirë dhe bashkëpunues është motivi i duhur për t’i dhënë qytetarëve shqiptarë vëmendjen dhe shërbimet e nevojshme. Krenare që rrugëtimin tim në krye të Ministrisë së Shëndetësisë e nis me një staf profesionist, me të cilin do punojmë bashkarisht por edhe do të reflektojmë për të përballuar sfidat dhe për t’iu përgjigjur me korrektësi e standard evropian çdo nevoje të sistemit tonë shëndetësor”, ka shkruar ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.