TIRANË – Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka dhënë vendimin për biznesmenin Francesco Becheti, duke e dënuar me 12 vite burg. Ky dënim është ulur me 5 vite në aplikim të nenit 55, i cili parashikon bashkimin e dënimeve.

Treshja e gjyqtarëve, përbërë nga Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, ndryshuan pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë, duke modifikuar një pjesë të dënimit.

Gjykata e Apelit theksoi në vendim rëndësinë e bashkimit të sanksioneve, duke bërë që dënimi për Bechetin të jetë më i përqendruar dhe me kohëzgjatje më të shkurtër se më parë.