Pavarësisht nëse vera jote ka qenë plot me shpenzime ose jo, sezonit po i vjen fundi dhe ekuinoksi i vjeshtës po afron për të sjellë një fillim të ri. Astrologjia e shtatorit premton pak kaos, pasi dy eklipset radhazi mund të tronditin situatën në karrierë, financa e më gjerë. Por gjithashtu priten edhe surpriza të këndshme dhe horoskopi financiar i muajit do t’ju japë një parashikim të energjisë kozmike që po vjen drejt llogarisë tënde bankare.

Parashikimi për secilën shenjë:

Dashi

Virgjëresha të ndihmon të përqendrohesh në punë dhe të organizohesh. Por eklipsi më 7 Shtator të kujton të ruash ekuilibrin punë-jetë. Eklipsi diellor më 21 shtator të jep një goditje nga realiteti, ndoshta është koha për të ndryshuar rutinën ose mënyrën si e mat produktivitetin.

Demi

Marsi në zonën e produktivitetit tënd deri më 22 shtator të jep një shtysë për të përfunduar detyra dhe për të arritur objektivat. Një projekt pasioni mund të kthehet fitimprurës në mes të muajit. Pas ekuinoksit, fokusi kalon te balanca.

Binjakët

Po reflekton mbi mësimet e karrierës dhe po i integron ato në një qasje më të pjekur. Eklipsi më 7 shtator mund të sjellë përfitime financiare. Pas 22 Shtatorit, rritet produktiviteti, bëhu gati të godasësh me listën tënde të detyrave.

Gaforrja

Afërdita në zonën tënde të parave deri më 19 shtator sjell bollëk. Investo në gjërat që të sjellin vlerë. Mund të jetë moment i mirë për përmirësime në shtëpi. Pas ekuinoksit, pasioni për projekte të vjetra mund të rizgjohet.

Luani

Virgjëresha ndriçon sektorin tënd financiar, duke të shtyrë të bësh llogaritë. Mes muajit mund të shfaqen ide për të shtuar të ardhurat. Eklipsi më 21 shtator është mundësi për të krijuar një buxhet realist dhe për t’iu përmbajtur atij.

Virgjëresha

Marsi në sektorin tënd financiar të shtyn drejt të ardhurave të reja. Nëse kërkon rritje page, mesi i muajit është momenti i duhur. Pas 22 shtatorit, bëhesh më strategjik/e me planifikimin dhe balancimin e buxhetit.

Peshorja

Marsi në shenjën tënde të jep energji për të ndjekur qëllimet. Eklipsi më 7 Shtator mund të ndryshojë rutinën dhe të të nxisë drejt një ekuilibri më të shëndetshëm. Pasi sezoni yt nis më 22 shtator, je gati për plane konkrete financiare.

Akrepi

Afërdita në sektorin tënd të karrierës të ndihmon të fitosh përmes sharmit tënd dhe lidhjeve të shumta. Pas 22 shtatorit, bëhesh më ambicioz/e, por mbaj parasysh: vepro me strategji, jo në mënyrë impulsive.

Shigjetari

Virgjëresha të ndihmon të organizohesh në punë dhe të ndërtosh plane për të ardhmen. Mesi i muajit sjell ide të reja. Pas eklipsit më 21 shtator, mund të dalin mundësi të papritura për karrierë, qëndro gati!

Bricjapi

Mos prit që rastet e mira të vijnë vetë, merr nisma. Apliko për punë të reja ose kërko rritje rroge. Pas 22 shtatorit, njohjet e shumta bëhen çelësi i suksesit, lidhu me njerëz që mund të të ndihmojnë të ecësh përpara.

Ujori

Po mëson shumë për financat dhe shtatori është muaj reflektimi. Zbato ato që ke mësuar. Eklipsi më 7 Shtator të ndihmon të shohësh të vërtetën për gjendjen tënde financiare. Pas 22 shtatorit, do të fitosh besim për të vepruar në karrierë.

Peshqit

Puna bëhet më e lehtë kur përfshin kënaqësi e bukuri në rutinë. Zbukurimet e vogla ndikojnë pozitivisht në produktivitetin tënd. Pas mesit të muajit, bashkëpunimet profesionale kanë potencial, eklipsi më 21 Shtator mund të sjellë surpriza të papritura. Bëhu i/e guximshëm/e.