Burime bëjnë me dije se Dumani është transportuar me urgjencë nga ambientet e paraburgimit drejt spitalit, por ende nuk dihen arsyet e saktë të gjendjes së tij shëndetësore.

Autoritetet nuk kanë dhënë informacion zyrtar lidhur me gjendjen apo diagnozën që ka çuar në këtë veprim të menjëhershëm.

Nuredin Dumani është një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të drejtësisë në vitet e fundit, i përfshirë në hetime të shumta mbi grupe kriminale të strukturuara dhe ngjarje të rënda kriminale në vend.

Dëshmitë e tij kanë ndihmuar SPAK në çmontimin e disa prej organizatave më të fuqishme kriminale.

Nuk dihet ende nëse gjendja e tij ka lidhje me probleme shëndetësore të mëparshme apo ndonjë incident të brendshëm në institucionin ku mbahet i izoluar.

Mbetet për t’u parë në orët në vijim nëse autoritetet do të japin një njoftim zyrtar për këtë zhvillim.