Instituti i Mjekësisë Ligjore tashmë është pajisur me një laborator të ri toksikologjik.
Inaugurimi u bë sot (6 shtator) nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Manja shprehet se ky laborator është i ndërtuar dhe pajisur me teknologji moderne, sipas standardeve më të larta europiane.
Sot inauguruam Laboratorin e ri Toksikologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore, të pajisur me teknologjinë më moderne që e vendos këtë institucion në nivel shkencor bashkëkohor, sipas standardeve të BE-së.
Ky investim vjen pas ristrukturimit të godinës së IML-së, duke e transformuar atë në një shërbim modern dhe efikas, në funksion të drejtësisë”, shkroi Manja në rrjetet sociale.