Nga Ylli Pata
Delegacioni i Komisionit Europian, në një qëndrim zyrtar sot, në kuadër të një kortezie ndaj qeverisë së re, ka theksuar tekstualisht se “Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027”.
Një deklaratë kjo që është politike, por nuk është politike nga një kancelari e veçantë e një vendi anëtar të BE-së, por nga qeveria qendrore e Europës. Një qëndrim që vjen si vullnet i pjekur dhe i vendosur në qendrën politike të BE-së siç është Brukseli, përkatësisht ministria e Jashtëm e Bashkimit Europian.
Në fakt, ky qëndrim nuk është suprizë, por duket si një sinjal politik që po e thonë prej kohësh qarqe dhe personazhet të rëndësishme të BE-së krejt hapur.
Pra dukshëm, ka një qëndrim më të hapur, më pozitiv e optimist të Europës kundrejt Shqipërisë. Një qëndrim që nuk ka qenë më përpara, një qëndrim që vetëm disa vite më parë, do të duhej të lodheshe nëpër frazat e deklaratave apo raporteve të progresit, për të gjetur një “gjilpërë” në “kashtën” e pafund të frazave të blinduara të diplomacisë shabllone të Brukselit.
Në këtë situatë, kur ka një sinjal politik, kur ka një nuancë pozitive në Bruksel dhe në vendet anëtare për të mos e ndaluar apo bllokuar përparimin e Shqipërisë me ndonjë sebep “formal” siç ndodh shpesh, në Tiranën politike dhe mediatike ka një atmosferë krejt kontraversale.
Ndërkohë kur i gjithë mjedisi politik e mediatic, mund të bënn debat se si do të ishin rrugët më të mira, më të sigurta e më të shkurtëra për të arritur objektivin e hyrjes në BE, sot kemi qëndrime diametralisht të kundërta.
Mazhoranca e Edi Ramës, është e vetmja që e ka vendosur si objektiv politik, me të cilin bëri edhe fushatën e 11 majit, hyrjen në Bashkimin Europian, pore dhe një axhndë taktike ditore e më gjatë për të mbivendosur apo përshtatur zhvillimet e tjera në kuadër të këtij objektivi strategjik.
Opozita, përkatësisht PD e Sali Berishës, jo vetëm i ka bishtnuar betejës politike për hyrjen në BE, por synon me anë të fabulës së saj propagandistike ta quajë objektivin e Ramës jo vetëm të paarritshëm, por më shumë se një herë fajëson zyrtarët e BE-së se e bëjnë këtë të shtyrë nga korrupsioni. Pra koncepti politik i opozitës është establishment i BE-së dhe i vendeve anëtare që mbështesin Edi Ramën është i korruptuar.
Që do të thotë, se edhe nëse ata, pra udhëheqësit e BE-së a japin Edi Ramës hyrjen në BE, nuk vlen, pasi është procesi i stisur.
Një tjetër narracion pak më bindës, që vjen nga qarqe mediatike pranë opozitës është ai që duhet të kemi kujdes sepse Edi Rama po nxiton shumë. Asi në Francë dhe Gjermani mund të fitojnë forcat e djathte sovraniste dhe t’i bëjnë naftën si zgjerimit të BE-së si dhe vetë BE-së.
Një tjetër qëndrim që vjen po nga qarqe mediatike shumë pranë opozitës, aq pranë sa po e shikojnë edhe si version për të kandiduar për bashkinë e Tiranës, e konsideron BE-në një të keqe të madhe luftënxitëse dhe të korruptuar që nuk përkrah popullin por elitat financiare e mediatike.
Pak a shumë kjo është panorama e qëndrimeve politike karshi një axhende që ka qeveria, bashkë me optimizmin e saj për anëtarësimin në BE brenda 2030-s.
Por a është kjo një ndarje me thikë në opinionin publik shqiptar, pra a kemi një ndarje në opinion pro dhe kundër BE-së?
Në çdo sondazhi apo edhe matje përceptimi që bëjnë institucione të besueshme të kësaj fushe bëjnë të ditur se në Shqipëri nuk ka eurospektizizëm real. Pasi shumica dërrmuese e opinionin përkrah hyrjen në BE.
Po atëherë lind pyetja, përse një pjesë e politikës, përkatësisht gjysma e saj merr përsipër që ta “kalërojë” politikisht euroskepticizmin? Përgjigja e parë mund të vijë logjikisht për ta injoruar objektivin e mazhorancës, duke e konsideruar atë si propagandë, si flamur fals dhe të ekzagjeruar.
Mirë, edhe mund të jetë kjo. Por a ka opozita një kundër-strategji appo kundëride alternative për hyrjen në BE? Deri tani jo! Atëherë përse e luan kartën euroskeptike?
Nga ajo që kemi parë deri tani, PD e Sali Berishës, e ka luajtur katën anti-BE, siç ka luajtur edhe kartën anti-SHBA, pasi kanë kundërshtuar kauzën e luftës ndaj pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit politik, të cilën e ka përkrahur dhe e përkrah Bashkimi Europian.
Së dyti e luan për të krijuar një perceptim se ekziston një copë politike në këtë vend, e cila është e pakënaqur nga sjellja europiane kundrejt Edi Ramës. Për të bërë kështu të mundur, krijimin e një hapësire dialogu apo diskutimi me aktorët politikë europianë. Të cilët në realitet e kanë injoruar totalisht dhe as nuk e vrasin mendjen fare për këtë “ofertë”.
Por nga ana tjetër, ka edhe një rrjethë tjetër, ado e vogël që të jetë, e cila vjen si një rrymë politike apo gjeopolitike e qendrave gravitacionale të tjera që janë rivale me BE-në, SHBA-në dhe Perëndimin. Ky hyjnë si qarqet e dukshme Rusia, Kina, por edhe të tjera që veprojnë në detin ani-perëndimor oriental e aziatik, ku hyjnë iranianët e natyrisht arabët.
Të cilët nëpërmjet sferave të tyre të influencës, duan ta sinjalizojnë qëndrimin e tyre në vendet ku kanë pasur e kanë relacione dhe simpati. Shqipëria, që sot është një vend anëtar i NATO-s, aleat i Perëndimit, ka pasur në historinë e saj lidhje të vjetra me sfera të tjera të fuqive të huaja në histori. Që nga Perandria Osmane, sfera ruse në kohën e afrisë me Bashkimin Sovjetik si dhe miqësia e afërt me Kinën.
Segmentë të këtyre sferave janë mjaft të identifikueshëm sot në qëndrimet e tyre, duke qenë se nuk druhen të japin edhe gjurmën eurospektike. Një gjurmë që e ka dhënë qartësisht një personazh i njohur, diplomat i Shqipërisë që nga koha e komunizmit e më vonë, i cili deri pak viteve më parë ishte Kyrenegociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Ky personazh, në një koment të tijin të paradokohshëm mbi samitin e Kinës, ku u tregua qartë rreshtimi i treshes Xi-Putin-Kim, rrekej të shpjegonte se ai tandem ishte si një rrugë e suksesshme për botën dhe nuk druhej kur ironizonte demokracinë perëndimore si sistem politik.
Para ca ditësh, ish-kryenegociatori, duke hyrë në analizën e rrugës së integrimit në BE, sulmonte ashpër Kryekomisioneren Europiane të Zgjerimit, Marta Kos, pasi sipas tij, ajo po krijonte një narrativë të gabuar, duke i dhënë shpresë false Shqipërisë për hyrjen në BE.
Politikanja sllovene, e cila është anëtare e kabinetit të Ursula Von Der Leyen, ka dhënë disa deklarata optimiste ndaj Shqipërisë. Ndërkohë që nuk i ka të tilla, deklaratat për Bosnjën, Serbinë apo vende të tjera të rajonit.
Askush nga arqet politike apo mediatike në BE, apo rajon nuk i ka gjykuar si “shpresë e rremë” deklaratat për Shqipërinë, apo t’i kenë kundërshtuar. Nëse ka pasur diskutime, thjeshte i kanë vlerësuar si sinjale politike. E nuk ka si të jetë ndryshe, pasi Marta Kos apo diplomatët e BE nuk kanë pse t’i bëjnë qejfin dikujt kot, pasi nuk fitojnë gjë nga njëra anë, por edhe nuk kanë përse ta bëjnë nëse nuk kanë autorizim.
Atëherë si mund të përkufizohet kjo mjegull euroskepticizmi në Shqipëri? Deri tani, mund të thuhet vetëm se nuk është as bio apo perceptim publik, thjesht e stisur nga qendra dhe qarqe gravitacionale politike dhe gjeopolitike. Të cilat duan të krijojnë një axhendë, apo të mbajnë një qëndrim për të treguar apo demonstruar këtë qëndrim.
TemA