Blendi Klosi, në fjalën e tij në Kuvend adresoi kundërshtinë e opozitës sa i përket propozimit për procedurë të përshpejtuar sa i përket komisioneve hetimore.
Ai u shpreh se opozita në të vërtetë kërko vetëm pak më shumë kohë pushim, ndërsa shtoi se PS do të bëjë sa mundet që të plotësojë synimin që në 2030 të jemi pjesë e Bashkimit Europian.
“Kjo mazhorancë ka ardhur me votë legjitime më 11 maj, do të bëjë reformat dhe aksionet e saj për t’ shërbyer më shumë Shqipërisë.
Është një diskutim për mënyrën se si do të funksionojë jeta jonë parlamentare drejt asaj që në 2027 të mbyllim negociatat.
Objektivi ynë është që në 2030 të jemi në BE. Në shërbim të atij vendimi duhet të ecim shpejt.
Kemi qenë të barabartë në këtë sallë gjatë të gjithë viteve por po humbin radhë, dhe sërish buzëqeshin dhe merren me procedurë.
Ajo që kërkojnë sot nuk është të bëjnë opozitës, kërkojnë edhe 10 ditë diskutime dhe pushime. Janë këtu të përfaqësojnë një pjesë jo të vogël të qytetarëve, por ne nuk kemi kohe për të humbur, as 7 ditë nuk i kemi”, tha ai.