Kryeministri Edi Rama po prezanton ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili merr detyrën nga paraardhësi Ulsi Manja.
Kryeministri Edi Rama: Është shumë e rëndësishme që në të gjithë të përditshmen tonë ne të mos e humbim nga vëmendja thelbin e misionit tonë në raport me drejtësinë, që është të garantojmë dhe konsolidojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor si një pushtet kushtetues i pavarur nga ekzekutiv në letër, por vetëm prej shumë pak vitesh i pavarur dhe në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuar përgjithmonë.