Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj pretendimeve se një numër i madh shqiptarësh ndodhen në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, duke i cilësuar ato si gënjeshtra.
Në një intervistë për ”Times Radio”, Rama theksoi: “Ideja se kishte një numër të madh shqiptarësh në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar ishte një gënjeshtër për të bindur popullin britanik të largohej nga BE-ja.”
“Ku dreqin do t’i gjeni njerëzit që do t’ju ndërtojnë shtëpitë, do t’ju shërbejnë kafenë, do të jenë shoferët e taksive?” – u shpreh ai ndër të tjera.
Deklarata e tij vjen në një moment kur emigracioni vijon të mbetet një nga çështjet më të debatuara në politikën britanike, dhe shqiptarët shpesh përmenden për kriminalitetin.