Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka njoftuar që më 7 tetor nisin pagesat dhe transfertat në SEPA, duke e konsideruar një hap shumë të rëndësishëm për imazhin e vendit dhe jo vetëm.
Sejko renditi edhe ndikimi pozitiv që do të ketë një hap i tillë.
Ai u shpreh se ekonomia shqiptare ka njohur rritje, e cila pritet të vijojë edhe në afat të shkurtër dhe mesëm, që pritet të rrijë brenda kufirit 3.5-4 për qind.
“Më 7 tetor sistemi bankar do të nisë transfertat dhe pagesat në SEPA. Hap i madh sepse na konsideron të integruar në BE në këtë aspekt.
Komisioni në SEPA të paktën 5 herë më i ulët me ato të deritanishme për individë dhe biznese. Është një gjë e mirë dhe për imazhin e vendit pasi rritet besueshmëria për investitorët e huaj.
Ekonomia e Shqipërisë ka ardhur në rritje, parashikojmë që do të vijojë mes 3.5 dhe 4 për qind, rritje mjaft e mirë. Sektori kryesor që ndikon është turizmi dhe sektorët e tjerë të lidhur me të”, tha ai.