Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar këtë të diel një bisedë telefonike me homologun e saj estonez Margus Tsahkna. Ky i fundit i përcolli Spiropalit urimet e tij për emërimin në detyrën e re të Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.
Ministri i Jashtëm i Estonisë njofton në rrjetin social X se me Spiropalin diskutoi “mbi shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n.”
Ministri estonez thekson edhe partneritetin e mirë me Shqipërinë, ndërsa shton se pres që të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin.
“Një bisedë e shkëlqyer e parë me homologen time, Elisa Spiropali, të cilën e përgëzova për emërimin e saj si Ministre e Jashtme e Shqipërisë. Diskutuam shkeljen e rëndë të hapësirës ajrore nga Rusia dhe nevojën për konsultime të Nenit 4 me NATO-n. Estonia dhe Shqipëria janë partnerë dhe aleatë të mirë. Presim me padurim thellimin e bashkëpunimit tonë.”, shkruan ministri estonez.
Great first call with my 🇦🇱 counterpart, @elisaspiropali, whom I congratulated on her appointment as Albania’s Foreign Minister.
We discussed Russia’s grave 🇪🇪 airspace violation & the need for Article 4 consultations with @NATO.
🇪🇪 and 🇦🇱 are good partners & Allies. Looking… pic.twitter.com/zOuloQ5R15
— Margus Tsahkna (@Tsahkna) September 21, 2025