Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, vlerëson miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave si një hap të rëndësishëm në rrugën europiane drejt Shqipërisë 2030.

Përmes një statusi në llogarinë e tij të “Facebook” ai theksoi se Kuvendi do të vijojë punën mbi bazën e Kushtetutës, Rregullores dhe Kodit të Etikës, duke garantuar transparencë, korrektësi dhe standarde të larta pune.