Sali Berisha, që prej zgjedhjeve të 11 majit, i pakënaqur me rezultatin ku shënoi një humbje të thellë përballë Edi Ramës, ka deklaruar se këto zgjedhje janë një farsë elektorale dhe nuk do t’i njohë, por veprimet e tij tregojnë të kundërtën.
Sot, në seancën e konstituimit, kryedemokrati Sali Berisha dhe opozitarët e tjerë, u betuan dhe në këtë formë pranuan mandatin e deputetit.
Sali Berisha ka shprehur prej kohësh së bashku me anëtarët e tjerë të PD se do të nisin një aksion opozitar brenda dhe jashtë parlamentit, ndërsa betimi në seancë dhe pranimi i mandatit, duket se tregon që pranon rezultatin zgjedhor.