Në një ceremoni të veçantë, Bashkia e Lezhës nderoi me certifikatë mirënjohjeje shërbimin zjarrfikës, duke vlerësuar punën dhe sakrificën e efektivëve gjatë vitit. Me këtë rast, u vlerësuan gjithashtu edhe dy drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme, Arben Cara dhe Agustin Pepkolaj, për mbështetjen dhe angazhimin e treguar.

Drejtori i shërbimit zjarrfikës në Lezhë, Ferdinand Preçi, tha se falë profesionalizmit dhe vendosmërisë së efektivëve është bërë e mundur ndërhyrja edhe në terrene shumë të vështira.
Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i shërbimit zjarrfikës, Arben Cara, nënvizoi se vetëm gjatë muajve të fundit janë regjistruar 593 raste ndërhyrjesh, duke treguar përmasat e punës që kryhet çdo ditë.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, theksoi se kjo mirënjohje është vetëm një shenjë e vogël vlerësimi për punën e efektivëve zjarrfikës.
Ceremonia u mbyll me mesazhin se puna e zjarrfikësve nuk është thjesht një profesion, por një mision që shpesh kryhet në kushte të rrezikshme.