Për të tentuar ëndrrën Botëror, Kombëtarja shqiptare duhet të thyejë një tabu. Të mundë Letoninë, diçka që nuk e ka bërë në sfidat e mëparshme.
Ndeshjet kundër kombëtares baltike kanë rezultuar një mision i pamundur për kuqezinjtë, ku 6 përballje kanë prodhuar 6 barazime.
I fundit ka qenë ai i këtyre eliminatoreve në Riga, që u mbyll me rezultatin 1-1.
Pikërisht kjo ndeshje i ka ndërlikuar disi shanset në grupin K dhe detyron ekipin kombëtar që të fitojë patjetër të martën në mbrëmje.
Por ka gjithmonë një herë të parë, dhe nën drejtimin e Sylvinhos, kuqezinjtë kanë thyer disa tabu.