Ka nisur sot Java e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), një organizimin i nivelit të larta, i cili do të vijojë deri në datën 27 shtator.
Pjesëmarrës në këtë eveniment i cili mbahet në Neë York, marrin pjesë presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe ministrja e Jashtme Elisa Spiropali.
Spiropali ka postuar sot disa foto nga Neë York ndërsa shkruan se: “Shqipëria sot ulet me një bilanc konkret kontributesh për avancimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit shumëpalësh, si një aktor konstruktiv, i besueshëm dhe i principtë.”
Spiropali do të jetë e pranishme në hapjen e debatit të përgjithshëm në Asamblenë e OKB me mesazhin “Më mirë së bashku: 80 vite dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejtat e njeriut”. Me ftesë të Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Znj. Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.
Gjithashtu ministrja e Jashtme do të përfaqësojë Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e bilaterale, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.
📍New York 🇺🇸 – Gati për sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ku Shqipëria sot ulet me një bilanc konkret kontributesh për avancimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit shumëpalësh, si një aktor konstruktiv, i besueshëm dhe i principtë.
🇦🇱🇺🇳#UNGA80… pic.twitter.com/kyauNaCh8I— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) September 22, 2025