Sot në orën 10:00, do të zhvillohet seanca plenare maratonë në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të prezantohet qeveria e re dhe programi qeverisës për mandatin e katërt.

Mbledhja është thirrur me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili ka firmosur dekretin për zhvillimin e seancës plenare.
URDHËR Nr. 6, datë 16.9.2025 Tiranë, më 8.09.2025 PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 18.9.2025, ORA 10:00.

Seanca pritet të zgjasë ditën e premte, pasi çdo deputet ka 10 minuta kohë në dispoozicion për të folur, ndërkohë që një përfaqësues nga çdo grup ka të drejtën të flasë me të njejtin minutazh sa kryeministri Edi Rama.