Partia Socialiste do të mbledhë grupin parlamentar sot në orën 10:00.
I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
Fokusi i mbledhjes pritet të jetë ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare.
Pjesë e diskutimeve pritet të jenë edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë.
Porosia e Edi Ramës, e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.