Çifti i famshëm, Nicole Kidman dhe Keith Urban, mund të ketë lënë të kuptohet se po shkonte drejt ndarjes përpara se të dilte lajmi nga mediat e huaja.
“Page Six” ka cituar burime të brendshme, të cilët kanë zbuluar detaje nga jeta personale e tyre. Thuhet se aktorja e famshme u përpoq që të shpëtonte martesën 19-vjeçare të saj me këngëtarin e muzikës country. Ajo nuk donte që të ndahej.
Burimi tha gjithashtu se marrëdhënia mori fund, ndërsa një tjetër burim i tha TMZ se ata kanë jetuar në shtëpi të ndryshme në Nashville, Tenn, “që nga fillimi i verës”.