Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Slloveni ku përfaqëson Shqipërinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme rajonale mbi politikën dhe të ardhmen e Europës.
Ai mori pjesë në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bledit, ku diskutoi mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj procesit të integrimit europian dhe harmonizimit me politikat e BE-së.
“Kur vjen fjala për ne dhe për mua, që përfaqësoj vendin tim, është paska ndryshe sepse nëse kryeministri slloven, do të thoshte çfarë mendonte për Brukselin, atëherë nëse e thotë ka shumë për të humbur, ne nuk kemi. Duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër, përtej asaj se çfarë themi dhe shpreheni, besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Si europianë duam të jemi të lirë dhe të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë, por kur vjen puna që të ndjekim Europën, ne jemi ndjekës vërtetë besnikë, politika jonë e jashtme është 10% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE. As nuk jemi lëkundur dhe as nuk e kemi vënë ndonjëherë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi disi të verbër dhe kur themi që jemi me ty, jemi me ty deri në fund.”- tha Rama.