Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe pozicionin e Kosovës në Ballkanin Perëndimor si dhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian me Serbinë.
Shefi i qeverisë shqiptare është shprehur se Kosova duhet të fokusohet në synimet dhe qëllimet e veta dhe të mos mendojë për Serbinë.
Rama u shpreh se nëse Kosova nuk bën hapa përpara për të plotësuar kërkesat e BE-së, vendi do të shkojë drejt izolimit.
“Më trishton, të shoh që nuk ka aspak përparim në këtë drejtim. Unë kam qenë dhe vazhdoj të mbetem i bindur, ka një rrugë shumë të qartë, Kosova nuk duhet të mendojë e të shohë Serbinë, por duhet të bëjë pjesën dhe detyrat e veta. Duhet t’i japë BE-së të gjitha atë fletoren me detyrat e bëra të shtëpisë dhe të kërkojë të ecë përpara.
Kjo nuk ka të bëjë me përmbushjen apo pranimin e asaj që kërkon Serbia, ka të bëjë me pranimin e asaj që kërkon BE. Ky dialog i ndërmjetësuar nga BE që është një dështim i madh nga formati i gabuar, vendi duhet të përmbushin kushtet që lidhen me vlerat, parimet dhe mënyrën e jetesës ë BE.
Nëse Kosova e bën këtë, është në interesin e saj më të mirë për të mos lidhur veten me Serbinë. Në të kundërt, do të vazhdojë ta izolojë veten gjithmonë e më shumë”, tha Rama.