Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste strukturën e re të komisioneve të përhershme të Kuvendit të Shqipërisë. Në mandatin e ri parlamentar, do të ketë 11 komisione të përhershme, me më pak anëtarë se në legjislaturat e mëparshme.

Sipas kreut të qeverisë, 7 komisione do të drejtohen nga maxhoranca, ndërsa 4 nga opozita, në një përpjekje për të reflektuar një ndarje më të qartë të përgjegjësive parlamentare dhe një qasje më efikase në punën ligjvënëse.

Struktura e re e komisioneve është si vijon:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Maxhoranca

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Maxhoranca

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Maxhoranca

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Opozita

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Opozita

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Maxhoranca

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Opozita

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Maxhoranca

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Opozita

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – Maxhoranca

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Maxhoranca

Kryeministri u shpreh se kjo riorganizim synon të rrisë efikasitetin e punës parlamentare dhe të forcojë rolin e Kuvendit si institucion mbikëqyrës dhe përfaqësues i interesit publik.