Reagimi i parë i Kryeministrit Rama për dorëheqjen e Ermal Dredhës nga Bashkia e Vlorës

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë në Asamblenë Kombëtare dorëheqjen e Ermal Dredhës nga posti i kryebashkiakut të Vlorës. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se dorëheqja është një reflektim i situatës komplekse që përjeton qyteti, duke theksuar se problematika nuk është e lidhur vetëm me kryetarin e bashkisë, por me të gjithë qytetin dhe komunitetin.

“Vetkënaqësi labe e mbingakruar me re në pantallonat e qytetit, dembelizëm dhe karshillëk nga qytetarët e Vlorës. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë në kuptimin që qeveria investon mbi Vlorën. E gjithë kjo situatë do të ishte gabim nëse do të lidhej me kryetarin e bashkisë i cili në atë situatë është më i miri. Nëse lidhet me kryetarin e bashkisë bëhet gabimi tjetër që ja lëmë vetëm Vlorës, nuk është vetëm Vlora. Dorëheqja e Ermalit është treguesi i një njeriu që e ndjen, e do Vlorën dhe i vetmi problem që ka është që duke ndenjur për një kohë të gjatë jashtë Vlorës u zbut më shumë seç duhet për të përballuar aravenë,” tha Rama.

Kryeministri Rama nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarëve për zhvillimin e mëtejshëm të Vlorës, duke theksuar se qeveria do të vijojë të investojë në këtë qytet strategjik për ekonominë dhe turizmin shqiptar.