Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku po prezantoi programin e ri qeverisës dhe kabinetin e ministrave, u ndal edhe te nevoja urgjente për të avancuar me Reformën Zgjedhore.

“Së karti duhet ngritur pa humbur kohë Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke parë rekomandimet e OSBE-ODIHR apo Komisionit të Venecias, ndër të cilat ka ardhur koha të merret vendim: depolitizimi i administratës zgjedhore dhe nevoja e rezultatit për një vend anëtar të BE-së. Fakti është që për komisionet zgjedhore partiake, qoftë edhe për nxjerrjen e rezultatit, ne jemi specie unikale në Europë,” – tha Rama.