Këngëtarja Bleona Qereti njoftoi depozitimin e një padie në Gjykatën e Lartë të New York-ut, Konteja Queens, kundër aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalarit, prej së cilës kërkon një dëmshpërblim prej 2 milionë dollarësh. Në padinë e depozituar më 15 gusht 2025, thuhet se Kokalari ka ndërmarrë një fushatë të vazhdueshme shpifjesh, sulmesh të organizuara dhe dezinformimi ndaj këngëtares, duke përfshirë deklarata të rreme se paditësja është prostitutë, call girl, striptiste dhe artiste kabareje.

Sipas një kopje të akt-padisë, të siguruar nga VoxNews, thuhet se Kokalari ka bërë deklarata të vazhdueshme mbi bazën e një skeme të paramenduar. Kjo me qëllim për të dëmtuar karrierën e këngëtares dhe për të avancuar interesat e tij personale.

“Kokalari ka bërë disa nga këto deklarata edhe në biseda me të tjerë gjatë vitit të fundit, megjithëse ajo e di se janë gënjeshtra. Kokalari i fabrikoi, mbi bazën e një skeme të paramenduar për të dëmtuar karrierën dhe për të avancuar interesat e saj personale” thuhet në padi.

Qerreti dhe Kokalari janë njohur në vjeshtën e vitit 2022, shrkuajnë avokatët e këngëtares, ndërsa theskohet më tej në akt-padi se Evi e promovoi në favor të karrierës së saj politike. Mirëpo nga ana tjetër, Bleona ka pësuar dëme financiare, reputacioni dhe emocionale.

“E promovoi se donte karrierë në politikë. Pasojat e deklaratave të Kokalarit kanë lënë gjurmë të thellë mbi Paditësen si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri. Bleona ka pësuar dëme financiare, dëme të reputacionit dhe dëme emocionale si rezultat i drejtpërdrejtë i fushatës së Kokalarit për ta destabilizuar dhe njollosur atë” vijon akt-padia.

Ndër të tjera, sipas padisë mësohet se Kokalari ka përdorur emrat Evi Angelakis, Evis Kokalari dhe/ose Evis Angelakis. “Kokalari zotëron firmën Golden Key Investment Group, me seli gjithashtu në Neë York dhe se ajo ka bërë disa statuse kundër Bleona Qerretit” shkruajnë avokatët.

Avokatët e Qerretit pretendojnë se Kokalari ka paraqitur me dashje fakte të shtrembëruara për disa imazhe. Sipas asaj që thuhet në padi, Kokalari ka dhënë deklarata të rreme me pretendimin se ia ka thënë vetë këngëtarja. Një nga rastet e pretenduara të Kokalarit ëshë romanca mes kryeministrit Edi Rama dhe moderatores Alketa Vejsiu. Gjithashtu, një pretendim i rremë sipas avokatëve, ëshë rasti i një ish-presidenti shqiptar që ka qenë në lidhje me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Më tej, Kokalari tha se paditësja i kishte pranuar se kishte fjetur me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Për shembull, Kokalari pretendoi se paditësja i kishte thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe moderatorja/ këngëtarja Alketa Vejsiu ‘kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe se [Rama] donte të linte gruan për t’u martuar me të’. Ky pretendim është i pavërtetë. Paditësja nuk ka thënë kurrë një gjë të tillë”, pohojnë avokatët.

Avokatët theksojnë se këto janë deklarata të rreme të Kokalarit. Sipas tyre, ajo i shpiku për ta paraqitur paditësen si të pabesueshme dhe të pamoralshme. Por, ata pohojnë se paditësja nuk ka thënë kurrë ato gjëra dhe as ka bërë asnjë prej veprimeve të pretenduara.

Përmes kësaj padie, këngëtarja kërkon vendosjen e përgjegjësisë ligjore ndaj sjelljes dashakeqe të Zj. Kokalari dhe rivendosjen e së vërtetës duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga Zj. Kokalari për narrativat e rreme. Në fund të akt-padisë, avokatët kërkojnë kompensim jo më pak se 2 milionë dollarë. Ata shkruajnë se kërkojnë nga gjykata urdhërimin e Kokalarit të paguajë dëme ndëshkuese në një shumë që do të përcaktohet gjatë gjykimit dhe dhënien e interesit para dhe pas vendimit gjyqësor, shpenzimeve gjyqësore dhe çdo dëmshpërblimi tjetër apo të mëtejshëm që kjo gjykatë mund ta konsiderojë të drejtë dhe të përshtatshëm.