Pas vendimit të gjykatës franceze për të dënuar ish-presidentin Nicolas Sarkozy me 5 vite burg, nën akuzën për pjesëmarrje në organizatë kriminale, tensionet kanë kaluar përtej sallës së gjyqit.
Në qendër të vëmendjes këtë herë është bashkëshortja e tij, ish-zonja e parë e Francës, Carla Bruni. Pas përfundimit të deklaratës së shkurtër të Sarkozy për mediat, Bruni ka humbur durimin me gazetarët dhe kamerat. Në një moment që është bërë viral në rrjetet sociale, ajo shihet teksa afrohet drejt mikrofonit të medias investiguese Mediapart dhe i heq sfungjerin me nervozizëm.
Ky veprim, i cilësuar si një shpërthim emocional, vjen në një kohë të vështirë për çiftin, ndërsa dënimi i Sarkozy-t ka shkaktuar një valë reagimesh në Francë dhe më gjerë.
Pamjet janë duke qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa opinioni publik është i ndarë për sjelljen e Brunit ndaj gazetarëve.