Analisti Frrok Çupi thotë se ish-kryeministri Sali Berisha kërkonte vdekjen e ish ambasadores amerikane në vendin tonë, Marisa Lino.
Në një intervistë televizive, Çupi tha se një ndër arsyet përse kreu i SPAK, Altin Dumani, u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit pak ditë më parë, ishte edhe porosia e Berishës për eliminimin e ish-ambadores amerikane.
“Ne ndodhemi në një moment ku opozita ndodhet në shkretëtirë, nuk ka asgjë rreth opozitës. E gjithë opozita ka zbarkuar në Bruksel për të penguar Shqipërinë që të bëjë hapa para. Që kur Brukseli ndodhet përballë opozitës së Shqipërisë, veshët i mbyll dhe shikon lëvizje me duar të Tabakut dhe Berishës, por nuk i dëgjon më. Derisa, edhe vitet e fundit, përfaqësuesit e SHBA, Këshillit të Europës, trokitën në dyert e mazhorancës, po formohet qeveria. Nuk kanë takuar asnjë prej njerëzve të opozitës. Opozita në Shqipëri është e pavlerë. Berisha arrin gjithçka, shumë në atë që synon. Me këtë zgjatje në Kolegjin Zgjedhor, e shtyu edhe disa ditë çertifikimin e zgjedhjeve. Berishës ia kërkojnë që Shqipërinë ta zhysë në qorrsokak, gjë që nuk e ka në dorë. Si mund të pranojë SHBA të ketë marrëdhënie me Berishën, kur ka krime të mëdha të tij”, theksoi ai.
Ne e kemi ditur dhe shpallur qysh ditën e parë që ka qenë 14 shtatori 1998. Në këtë datë, menjëherë sapo është qëlluar zyra e kryeministrisë me arkivolin e Azem Hajdarit, një gjë që se bëjnë as mizorët më të tmerrshëm të botës, nuk e bëjnë sadistët, kjo është sjellje sadiste. Sali Berisha është sadist i përsosur. Urdhri për vrasjen e ambasadores Lino dhe për të qëlluar ambasadën pas vrasjes së saj është një prej çështjeve për të cilën është thirrur zoti Dumani në Uashington. Është rritur pikërisht për t’i dhënë fund terrorizmit ndërkombëtar të Sali Berishës sepse ju e dini terrorizmi ndërkombëtar e çoi në pozitat e Non Gratës për Britaninë për Amerikën etj., nuk janë thjeshtë problemet e korrupsionit”,- shtoi Çupi