Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar orën 11:00 për shpalljen e kabintetit të ri qeveritar, i cili pritet të bëhet me dije pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme Socialiste, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Nnë orën 11:00 kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për të shpallur qeverinë e re.
Asambleja do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe i pari që do të flasë është kryesocialisti Edi Rama, i cili pritet të listojë prioritetet e mandatit të 4 dhe ekipin me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029.
Pas mbledhjes së Asamblesë, mësohet se Rama do të zhvillojë edhe mbledhjen e parë me deputetët që dolën nga vota e qytetarëve më 11 maj.