Një zjarr i madh ka përfshirë një kishë në shtetin e Michigan-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi gjatë një ceremonie fetare. Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë lënduar, ndërsa autori i dyshuar ende nuk është kapur nga autoritetet.

Raportimet fillestare sugjerojnë se sulmuesi qëlloi mbi besimtarët dhe më pas i vuri flakën ndërtesës. Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa strukturat mbështetëse të kishës janë seriozisht të dëmtuara. Çatia e objektit raportohet të jetë në rrezik shembjeje. Kisha sipas informacioneve është një objekt kulti i besimtarëve mormon.

Policia ka nisur hetimet dhe vijon kërkimet për autorin e dyshuar. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën për shkak të rrezikut të lartë nga zjarri dhe strukturat e paqëndrueshme.