Vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Temperatura maksimale pritet të shënojë vlerën 35 gradë Celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjat vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.