Kryebashkiaku Eric Adams është tërhequr nga gara për drejtimin e Nju Jorkut, mes presionit në rritje për të hapur rrugën në përpjekjen e fundit për të ndalur fitoren e socialistit Zohran Mamdani në Bashkinë e qytetit.

Ky vendim i papritur erdhi pas javësh të tëra dileme mbi tërheqjen e tij. Adams renditej i katërti në sondazhe, larg pas kandidatit kryesor Mamdani, ish-guvernatorit Andrew Cuomo dhe kandidatit republikan Curtis Sliwa.

Në një mesazh video, Adams tha: “Ka qenë një nder të jem kryebashkiaku juaj”, duke përmendur si arritje uljen e kriminalitetit, ndërtimin e banesave dhe menaxhimin e krizës së emigrantëve gjatë mandatit të tij të parë.