Dashi

Java nis me ritmin e një gare të pandalshme me kohën. Dëshira për të mbyllur çështje të rëndësishme do t’ju bëjë të ndiheni të paduruar e nervozë. Me hyrjen e tetorit, do t’ju kthehet besimi dhe dëshira për të hedhur hapa konkretë drejt së ardhmes. Do të ndiheni të tunduar për të bërë shumë blerje, por kujdes të mos harroni përparësitë tuaja të vërteta. Studimi e puna janë themeli ku duhet të përqendroni forcat, sidomos nëse ëndërroni ndryshime apo zhvendosje në muajt që vijnë. Kujdes edhe për sa u përket udhëtimeve, mund të shfaqen vonesa apo pengesa të papritura.

Demi

Java nuk do të jetë ndër më të lehtat dhe mund të ndiheni disi të hutuar përballë ndryshimeve përreth jush. Ajo që dikur ishte e sigurt, tani duket sikur nuk është më dhe kjo mund t’ju shkaktojë melankoli apo t’ju bëjë të hezitoni për të marrë iniciativën. Por, është e domosdoshme të mos mbeteni robër të skemave të vjetra. Ditët në vijim do t’ju duhet të bëheni të fortë e të duruar, por me afrimin e fundjavës tensioni do të zbutet, duke ju lejuar që të merrni frymë të lehtësuar. Një lajm që e prisni prej kohësh, një pako apo një përgjigje do t’ju sjellë buzëqeshje. Kujdesuni për trupin tuaj, ushqimi dhe ekuilibri janë çelësi i mirëqenies.

Binjakët

Java vjen e mbushur me mundësi të mira, por ekziston edhe rreziku që t’ju ngatërrojnë me hollësira të parëndësishme. Mos lejoni që çdo pengesë e vogël t’ju rëndojë shpirtin, pasi jeta është me ulje e ngritje. Do të përjetoni emocione të forta, ankth dhe entuziazëm. Një ngjarje e veçantë mund t’ju mbajë zgjuar natën, ndaj përpiquni që të çliroheni nga tensioni, një çaj i ngrohtë, një mbrëmje e qetë në shtëpi do t’ju falin paqe dhe gjumë të ëmbël.

Gaforrja

Kjo javë do të vijë si një frymë e re që ndryshon gjithçka. Do të merrni vendime që do t’ju bëjnë të merrni rrugë të tjera. Pas një periudhe monotonie e plogështie, rikthehet entuziazmi dhe dëshira për të vepruar. Në dashuri priten ndryshime të mëdha, disa çifte do të rigjejnë harmoninë, ndërsa të tjerët do të ndahen. Kush punon në mënyrë të pavarur, do të marrë propozime të reja tërheqëse dhe do të ketë mundësinë të rrisë fitimet. Do të jeni të përqendruar edhe në çështjet e shtëpisë apo në projektet personale që më në fund do t’ju bëjnë të ndiheni të plotësuar.

Luani

Ju pret një javë arritjesh të mëdha. Do të ndiheni më në fund të zotë për të drejtuar gjithçka me vendosmëri dhe autoritet. Në punë do të ecni me hapa të shpejtë e të sigurt, ndërsa në planin ekonomik mund të bëni shpenzime të rëndësishme në shtëpi ose në lidhje me ndonjë shpërngulje të mundshme. Mos nxitoni, me kohën çdo gjë do të bëhet më e qartë dhe më e prekshme. Duke ecur me besim, jo vetëm që do t’u bëni ballë sfidave të reja, por edhe do t’i fitoni zemrën dikujt që ju vështron nga larg.

Virgjëresha

Kjo do të jetë një javë vendimtare për të lindurit e kësaj shenje, sidomos për ata që kanë shtyrë vendime të rëndësishme. Ditët e para do të vërehen vonesa e vështirësi, veçanërisht për sa i përket zhvendosjeve dhe do t’ju duhet shumë durim. Me afrimin e së enjtes, gjërat bëhen më të lehta dhe qetësia do të rikthehet. Në fundjavë do të gjeni kohë më në fund për t’iu përkushtuar pasioneve tuaja, si leximi i një libri të bukur apo ndjekja e një seriali të ri. Do të kuptoni se gjithçka është e destinuar të ndryshojë, si në aspektin e vështirësive ashtu edhe për sa u përket momenteve të lumtura, ndaj është koha të gjeni ekuilibrin tuaj të brendshëm.

Peshorja

Një javë interesante po fillon për ju, sidomos sepse mund të shkoni në evenimente speciale apo të festoni diçka të rëndësishme. Do të përjetoni entuziazëm dhe hare, por në dashuri rruga nuk do të jetë krejt e shtruar. Disa çifte mund të përballen me mosmarrëveshje apo të kenë objektiva të ndryshme, por kujdes, sepse kjo mund t’ju distancojë nga njëri-tjetri. Ndërsa, për të tjerat do të keni mbështetjen e njerëzve tuaj të dashur. Është koha të bëheni të pavarur, pa pritur gjithmonë ndihmë nga jashtë, kjo do t’ju bëjë më të fortë e më të pjekur.

Akrepi

Ditët në vijim do t’ju bëjnë të ndiheni të vëzhguar apo sikur ju kanë vënë në provë. Mund t’ju duhet të largoheni nga shtëpia për të përballuar një situatë që kërkon guxim dhe gjakftohtësi. Do të përjetoni një gjendje tensioni, por fundjava sjell qetësinë e munguar. Edhe pse jeni të rrethuar nga dashuria, keni ende një ndjesi pakënaqësie për shkak të plagëve të vjetra. Është koha të lini pas barrën e së kaluarës, të çliroheni nga ndjenjat e fajit dhe të lini zemrën të rrahë sërish lirshëm. Në marrëdhënie, lërini më shumë hapësirë tjetrit, shmangni posesivitetin.

Shigjetari

Një javë plot energji e mundësi të reja hapet përpara jush. Me këmbëngulje e vendosmëri do të kapërceni kufijtë e do të përballoni me guxim sfida të vështira. Pas një vere ku keni pasur shumë raste për të shkëlqyer, edhe ky fillim vjeshte premton të jetë i rëndësishëm. Në punë mund të ketë ndryshime, por ju do të dini të përshtateni. Në dashuri nuk do të mungojnë përplasjet me partnerin, i cili do të jetë më kërkues se zakonisht, por humori juaj i hollë do t’i zbusë konfliktet. Kujdesuni për shëndetin, pa lënë pas dore kontrollet e vogla rutinë.

Bricjapi

Kjo do të jetë një javë transformimi dhe rilindjeje për ju. Do të hiqni dorë nga gjithçka që nuk funksionon më, qoftë kur bëhet fjalë për çështjet praktike apo për ndjenjat tuaja. Ka ardhur koha që të investoni në zhvillimin personal dhe të vendosni rregull në jetën tuaj. Në dashuri do të jetë jetike të gjeni kompromisin pa hequr dorë nga vetvetja. Muajt e kaluar ju kanë vunë në provë, por tani rruga para jush duket e hapur. Ruhuni nga tronditjet e vogla ose tensionet e papritura që mund t’ju lëkundin ekuilibrin.

Ujori

Një javë gjallëruese dhe plot surpriza hapet për ju. E marta dhe e shtuna do të jenë ditë veçanërisht të favorshme, që do t’ju shtyjnë të merrni vendime të menjëhershme. Do të jeni të përfshirë mes shtëpisë, punës dhe familjes, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i përballoni të gjitha. Një projekt i cili pret të marrë formë kërkon ndërhyrjen tuaj, por mos nxitoni, këmbëngulja është arma juaj. Një udhëtim i dëshiruar prej kohësh do të duhet të shtyhet, shmangni planet e nxituara. Mbani sytë hapur, lajmet dhe mundësitë e reja do të vijnë atëherë kur nuk i prisni.

Peshqit

Këtë javë do të jeni tepër emocionalë. Ditët e para do të keni mundësinë të mbyllni detyra të rëndësishme apo të finalizoni çështje të mbetura pezull. Do të jeni shumë të përfshirë me njerëzit përreth jush dhe në çështjet që ju përkasin të dyja palëve, gjë që mund t’ju vërë pak nën presion. Nga mesi i javës, një ngjarje e papritur mund të ndryshojë planet tuaja dhe t’ju befasojë për mirë. Në sferën e ndjenjave do të përjetoni gëzim dhe argëtim, sidomos në shoqërinë e miqve më të afërt.