Një video e publikuar në rrjetet sociale nga shqiptari Arben Pango, kunati i kreut të SPAK, Altin Dumani, ka zbuluar “pritjen” madhështore që i është bërë në New Yersey.
Siç edhe shihet në pamje, Dumani është ulur në një divan tipik shqiptar, për të cilin duhet përshëndetur kunati i cili ruan traditat edhe në SHBA, dhe ndjek performancën e z.Pango, i cili i bie tupanit. Arsyeja e festës lidhet me dasmën e vajzës së Pangos e cila është mbesa e gruas së kreut të SPAK.
Pamjet dalin në kohën kur kryeqyteti shqiptar zien nga lajmet se vizita e Dumanit në SHBA vinte pas një thirrje që i kishte ardhur në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku e priste një nga drejtuesit e çështjeve për Europën dhe Azinë, Brandon Hanrahan.