Përpara ndeshjes vendimtare kundër Serbisë në Kampionatin Botëror të Volejbollit për Meshkuj që u zhvillua në Filipine, trajneri i Brazilit, Bernardo Rocha de Rezende (Bernardinho), mori lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të nënës së tij 90-vjeçare. Megjithatë, ai vendosi të qëndronte në stol dhe të udhëhiqte skuadrën me vendosmëri.

Gjatë nxehmjes, Bernardinho shpërtheu në lot, duke treguar emocionet e momentit të vështirë, por nuk la ekipin, duke nderuar kujtimin e nënës së tij. Pas humbjes, trajneri reagoi në kanalet e komunikimit.

“Jam shumë i trishtuar që jam larg dhe nuk mund të them lamtumirë, mami, por zemra ime është plot mirënjohje për dashurinë, përzemërsinë dhe përkushtimin tënd për më shumë se 60 vjet. Pusho në paqe. Të dua, mami.”

Kapiteni Ricaroli shprehu mbështetjen për trajnerin. “Përveç humbjes, ekziston kjo arsye për trishtim. Të gjithë e donin këtë fitore për trajnerin, por padyshim që nuk e morëm. Ishte e trishtueshme.”