Gazetari Flogert Muça, në emisionin “3D” në RTSH 1 HD, ka komentuar vendimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të ankimuar shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar si “nisjen e një beteje personale me drejtësinë”.

Në këtë kontekst, Muça tha se nëse Veliaj do fitojë dhe do dalë krejtësisht i pafajshëm nga kjo betejë, ai do kthehet dhe nuk do t’i lërë pa përgjigje ‘Nestrat”.

Muça theksoi se ka përballje, por është juridike sepse fati politik i Veliajt është i varur kryekëput nga fati i tij juridik.

“Në qoftë se në një moment tjetër, fati juridik i Veliajt shkon keq, atëherë do shohim hapin tjetër të Erion Veliaj. Por nëse fati i tij juridik shkon mirë, pra ai del krejtësisht i pafajshëm, unë mendoj se Veliaj do kthehet dhe ‘Nestrat’ dhe ‘Angonrat’ nuk do i lërë pa përgjigje.”

Sipas Muçës, “kjo është një rrugë që duhet të presim dhe të shohim.”

Ndërsa ankimimin në Kushtetuese nuk e shikon si përplase me kreun e qeverisë Edi Rama, që sipas tij, “përplasja fatale dhe finale do të ishte nëqoftëse Erion Veliaj do të bënte përplasje publike me Edi Ramën”.

“Pra nëse Veliaj do të bëjë atë përplasje publike me Edi Ramën dhe PS, sikurse ka bërë me prokurorin Olsi Dado dhe SPAK, mund të thonin sot se jemi para faktit të kryer që mes Ramës dhe Veliaj nuk ka paqe dhe ky do ishte divorci final.”/RTSH