Lirimi i hapësirave publike vazhdon me ritëm të lartë. Edhe këtë të shtunë, forcat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, kanë vijuar punën për të shembur struktura që kanë zënë hapësirën publike.

Në videon që ka publikuar Kryeministri Edi Rama, duken oborre të kateve të para nëpër pallate, që janë zaptuar nga banorët e zonës.

Duke shfrytëzuar hapësirën në katet e para të pallatit, banorët kishin bërë rrethim të territorit publik duke e përfshirë si oborr të banesës së tyre.

Forcat e IMT ndërhynë duke i shembur gardhet dhe rrethimet për të rikthyer hapësirën publike.