Sezoni turistik nuk ka mbaruar me verën në Vlorë, pasi porti vijon të jetë destinacion i kroçerave edhe në stinën e vjeshtës.
Autoritetet Portuale të Vlorës bënë të ditur sot për ATSH-në se “mëngjesin e sotëm mbërriti në port për herë të dytë për këtë vit kroçera “Silver Whisper” me 375 turistë nga vende të ndryshme të botës, e cila ka ardhur nga Monopoli, Itali”.
“Por për shkak të numrit të lartë të turistëve kroçera nuk u ankorua në port, por në radë dhe turistët po zbresin me anije të vogla për të vizituar qytetin e Vlorës dhe pikat turistike rreth tij”, theksuan autoritetet portuale të Vlorës.
Në portin e Vlorës nga fillimi i vitit deri tani kanë ndaluar 7 kroçera me rreth 1000 turistë.
Portet e vendit, ai i Durrësit, Sarandës dhe Vlorës edhe në shtator po mirëpresin gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota.