Një kontroll blic është kryer nga policia në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit në Shkodër, I cili dyshohet se është pas vrasjes së sotme në Shkodër ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë të plagosur.

Sipas informacionit në terren, mësohet se gjatë kontrollit janë gjetur 4 armë. Ragip Gila, autori I vrasjeve dyshohet se vepronte për llogari të Lulzim Kullës, dhëndër në familjen Lici.

Mësohet se janë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe Barush Bregu.

Në deklaratën e tij të parë, dhënë në polici, autori i krimit Ragip Gila është shprehur se objektivi i tij ka qenë vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të..

“Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Ergogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar Gila pas marrjes në pyetje në polici./Balkanweb