Burime bëjnë me dije se më 16 shtator Shqipëria do të ulet në konferencën e radhës ndërqeveritare për të çelur grupkapitullin e “Axhendës së Gjelbër”, datë e cila është konfirmuar zyrtarisht.
Ndërsa konferenca e radhës për çeljen e grupkapitullit të fundit, “Bujqësia dhe Kohezioni”, pritet të mbahet në 2 tetor, kjo është data e projektuar dhe miratuar në parim.
Në këtë mënyrë Shqipëria çel të gjithë grupkapitujt e negocimit me BE-në.