Në seancën plenare të Kuvendit të ditës së martë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi lexoi emrat e propozuar për Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, si dhe për Këshillin për Legjislacionin.

Edhe pse opozita shpreh kundërshtimin e saj ndaj strukturës së re të Kuvendit.

Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren përbëhet nga anëtarë nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike:

Nga PS, mes emrave janë Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi dhe të tjerë, ndërsa nga PD-ja do të jenë Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti dhe kolegë të tjerë.

Në Këshillin për Legjislacionin, për Partinë Socialiste janë Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Olsi Komici dhe të tjerë, ndërsa për Partinë Demokratike janë Ivi Kaso, Arjan Ndoji, Gjin Gjoni, Greta Bardeli dhe kolegë të tjerë.