Një pyetje e thjeshtë me përgjigje që nuk t’i jep libri i psikologjisë, por… jeta.
Në Pa Manual, nuk ka teori, ka përvoja.

Ja 8 momentet kur një vajzë e kupton që nuk është më për aventura, por për tavolina familjare me gjyshen e tij:

Kur të vjen të shkosh te fallxhorja çdo javë.

Jo për të ditur nëse do të të shkruajë, por nëse është ai i duhuri për martesë.

Kur të vjen t’i bësh punët e shtëpisë me qejf.

Me mendjen: “Duhet mbajtur pastër se s’dihet kush vjen për drekë… ose për të jetuar.”

Kur s’të tërheqin më bad boys.

Sepse adrenalinën tani e merr nga… ulja e çmimit të vajit në supermarket.

Kur e ke gjithë shoqërinë të lidhur, të fejuar dhe s’ke më me kë del.

Darkat me shots u bënë darkat me bebelina. Koha për nuse mode on?

Kur je rehat për të ngrënë dhe e ndjen që po shëndoshesh pak.

Sepse nuk është më koha për dieta, por për darka me dashuri dhe pasta.

Kur lëshon gazra pa problem.

S’e fsheh më natyrën tënde. Dhe kush të do, të do… me gjithçka.

Kur ke mbaruar me eksperimentimet.

E kuptove që nuk je laboratori i askujt. Tani do diçka që zgjat më shumë se një fazë.

Kur e imagjinon si babain e fëmijëve të tu.

Jo si DJ-në e dasmës./Andale