Zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki bashkë me Tiranën, Begaj cakton 9 nëntorin si datë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vendosur të dekretojë datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme vendore në Tiranë, si dhe në pesë bashki të tjera të vendit: Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

Megjithëse dekreti zyrtar ende nuk është publikuar, burimet konfirmojnë se vendimi tashmë është marrë nga kreu i shtetit dhe pritet të formalizohet në orët në vijim.
Zgjedhjet vijnë pas dorëheqjeve dhe zhvillimeve të fundit politike në këto bashki, duke i hapur rrugë procesit për zgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë.

Më shumë detaje priten pas publikimit zyrtar të dekretit presidencial.