Mes gazetarit Flogert Muça dhe Kreu të Mundësisë, deputetit Agron Shehaj mbrëmjen e së enjtes në Top Story u ndez një debat i fortë lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Muça tha se partitë e vogla do duhet të jenë konkurrese me partitë e mëdha të cilat për shkak të të pasurit më shumë vota, kanë të drejtën të ndërrmarin protagonizmin në ndryshimet e Kodin Zgjedhor.

Shehaj duke dal nga debati politik, u shpreh me ton personalizues ndaj Muçës duke e kapërcyer debatin në tjetër çështje:

-A mund të më thuash kush të financon, ti ke një portal?-tha Shehaj.

-Unë nuk marrë dhe as nuk jap para për tu bërë deputet. -tha Muça, e më tej vijoj,-Portali im ka qenë ai që e ka mbështetur Mundësinë, por problemi jot është që ti sheh Flogert Muçën sikur është problemi dhe jo Edi Ramën. Lexo.al ka kontrata dhe reklama. Është një media që më lexojnë zotëri.