E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy Vanhorn, ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit një takim të papritur në Presidencë.
Burime bëjnë me dije se takimi me presidentin Bajram Begaj është zhvilluar me kërkesë të saj dhe ka pasur karakter urgjent.
Detajet mbi temën e bisedimeve nuk janë bërë të ditura ende, ndërsa pritet që nga ana e Presidencës të ketë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë takim. Nga ana tjetër kujtojmë se brenda këtyre 48 orëve Begaj pritet të dekretojë datë e zgjedhjeve pë 6 bashkitë kanë vakanca.