Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në GJKKO.

Vizita vjen në kuadër të masave të sigurisë të kërkuara për gjykatat pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Pak ditë më parë në ambientet e Gjykatës së Posaçme ishte edhe kreu i Gardës Simon Zereci.