Partia Demokratike ka zyrtarizuar dy kandidatët për zgjedhjet e 9 nëntorit. Në qytetin e Beratit do të kandidojë Pavlo Shkarpa, ndërsa në Vlorë, kandidati i PD-së është Dionis Sota.
Demokratët kanë plotësuar kandidaturat e tyre në 5 bashkitë vakante ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit.
Bashkia e Tiranës e cila bënte pjesë te 6 vakancat zyrtare për zgjedhjet e pjesshme lokale, është pezulluar për zhvillimin e zgjedhjeve deri në dhënien e vendimit të Kushtetueses mbi ankimin e Erion Veliajt lidhur me shkarkimin.