Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu britanik, Keir Starmer në nisje të samitit të Procesit të Berlinit, i mbajtur në Londër.
Rama ka publikuar foto nga takimi me Starmer dhe nisja e takimit, ku kreu i qeverisë shqiptare së bashku me liderët rajonalë janë ulur në tryezën e bisedimeve me kryeministrin britanik dhe kancelarin gjerman Merz.
Së bashku me Ramën, në takim marrin pjesë edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.