Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, është rrëzuar nga një grusht shteti ushtarak dhe është fshehur pas tre javësh trazirash politike dhe protestash të udhëhequra nga disa të rinjë.
Presidenti Rajoelina u përpoq të shpërndajë Asamblenë Kombëtare të Madagaskarit pasi Parlamenti votoi të martën për ta shkarkuar atë, edhe pse udhëheqësi i vendit e shpalli procesin jokushtetues dhe u zotua të qëndronte në pushtet.
Sipas raportimeve, Rajoelina iku nga ishulli, pranë brigjeve jugore të Afrikës, me një aeroplan ushtarak francez, pasi një njësi elitare ushtarake, e njohur si CAPSAT, dezertoi nga ushtria dhe qeveria dhe iu bashkua protestuesve të udhëhequr nga Gjenerata Z që demonstronin kundër pabarazisë dhe korrupsionit në vend.
Protestat filluan në fund të muajit të kaluar në kryeqytetin e vendit, Antananarivo, duke kërkuar largimin e Rajoelinës, i cili mori pushtetin në vitin 2009.
Protestat fillimisht u nxitën nga ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike dhe mungesa e ujit në të gjithë ishullin e Oqeanit Indian, dhe përfundoi në pakënaqësi më të gjerë me udhëheqjen e vendit, dështimet e shërbimeve, korrupsionin e dyshuar dhe nepotizmin politik.
“Ne pranojmë dhe kërkojmë ndjesë nëse anëtarët e qeverisë nuk i kanë kryer detyrat që u janë caktuar”, tha Rajoelina më 29 shtator, ku iu drejtua drejtpërdrejt të rinjve.
Kombet e Bashkuara thanë se 22 persona vdiqën në përgjigjen “e dhunshme” të qeverisë ndaj protestave të Gjeneratës Z, ndërkohë qeveria i mohoi këto shifra.
“Jam i tronditur nga vrasjet dhe lëndimet në protestat në Madagaskar. U bëj thirrje autoriteteve të sigurojnë respekt për lirinë e shprehjes dhe tubimin paqësor, në përputhje me detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, tha të hënën Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.
Edhe pse protestuesit pezulluan për pak kohë aktivitetet pas dhunës në kryeqytet, qindra të tjerë marshuan më pas në Toliara, në jug të kryeqytetit, dhe në Diego Suarez.
Zyra e Rajoelinës tha në një deklaratë të shtunën se ai dhe kryeministri ishin ende në kontroll të punëve të vendit. Por gjatë fundjavës filluan të qarkullonin thashetheme se ai ishte larguar nga vendi.
Presidenti dhe gruaja e tij mbërritën për një ceremoni për të shënuar 30-vjetorin e gjenocidit të Ruandës, të mbajtur në Memorialin e Gjenocidit në Kigali, në Kigali, Ruanda, të dielën, ndërkohë, ai vet konfirmoi largimin e tij të hënën.
“U detyrova të gjej një vend të sigurt për të mbrojtur jetën time”, tha udhëheqësi 51-vjeçar në një video të postuar në Facebook.
Zemërimi i Gjeneratës Z ka pasqyruar demonstratat e të rinjve në të gjithë botën këtë vit, pasi shumë të rinj kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër pabarazisë, varfërisë, korrupsionit dhe mungesës së infrastrukturës në vendet e tyre.
Këtu përfshihet protesta e Perus, Nepalit dhe Marokut, shkruan The Time.